Britney Spears akuzohet nga roja
20/05/2009 15:54
Ish-truproja e Britney Spears, Kerry Vine, ka akuzuar këngëtaren për shkak të lëndimit gjatë kohës sa kryente detyrën e tij në shtëpinë e saj në Los Angeles gjatë vitit të kaluar.
Në dokumentet e dërguara në gjykatë, thuhet se Vine kishte pësuar lëndime gjatë kohës sa ka ‘punuar për Spears’, dhe akuzon këngëtaren për neglizhencë dhe mossigurim në vendin e punës.
Ai thotë se ka rënë në peshë dhe gjatë asaj kohe është detyruar të paguajë mjekime dhe vizita në spital, duke humbur nga pasuria e tij dhe kapaciteti fitues. Dëgjimi do të zhvillohet më 2 shtator, dhe është rasti i fundit që lidhet me Britneyn.
———
Back