Flet mamaja e Bjordit: Adelajda të mos i përgjigjej me arrogancë dhe dhunë

15/03/2009 13:29

 

Meqë Adelajda dhe Bjordi kanë krijuar një lloj afrimiteti, çfarë mendon e ëma e Bjordit për këtë lidhje.
Një ndjenjë që ka lindur mes Bjordit dhe Adelajdës brenda shtëpisë.

Si do ta komentonit?
Është një histori, që e ka bërë kurioz publikun.

Çfarë do të mund të thonit më tepër?

Do desha që dashurisë dhe xhentilesës së Bjordit, Adelajda të mos i përgjigjej me arrogancë dhe dhunë.

Pse ju e quani dhunë?

Po. Të marrësh një pandofël dhe ta qëllosh tjetrin, ashtu si ajo ka bërë me Bjordin siç e kemi parë të gjithë, natyrisht që është dhunë. Nuk pajtohem në mënyrë absolute me sjelljen e saj.

Domethënë ju nuk i shihni bashkë ata të dy?

Kjo është e vetmja arsye, që më bën të jem kundër. Doni të thoni që lidhja 5- vjeçare e Adelajdës nuk përbën problem?
Jo. Natyrisht që si grua mendjehapur që jam, për mua nuk përbën problem fakti që ajo është më e madhe në moshë se Bjordi, që ka patur një eksperiencë dashurie 5 vjeçare, apo që ka ato komplekset e saj kur i thotë; “mos më prek!”. Për mua përbën problem vetëm sjellja e dhunshme ndaj Bjordit, dhe unë jam totalisht kundër asaj sjelljeje.
Cili është parashikimi juaj, a do ta votojë publiku Adelajdën?
Adelajda duke ndjerë për Bjordin ka krijuar brenda shtëpisë një “story”. Nga eksperiencat që kemi parë në “Grande fratello”, këto histori shkojnë më gjatë, dhe zgjasin jetëgjatësinë e banorëve protagonistë brenda shtëpisë. Por sjellja e Adeljadës kështu, them se i ka prishur punë asaj vetë, pasi mendoj se publiku nuk ka nevojë për skena të tilla.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.