Mami i Bjordit: “Adelajda ma ka fituar zemrën”

25/04/2009 10:01

 

adela-dhe-bjordi-hane-cokollate

Puthje, përqafime dhe më shumë se kaq mbase midis dy banorëve më të përfolur të “Big Brother 2”, Bjordit dhe Adelajdës. Por si e shikon Antoneta, mamaja e Bjordit intimitetin mes tyre, dhe a mund të jetë Adelajda nusja e ardhshme e djalit të saj. Ja si tregon për “Panorama Plus”:
Bjordi dhe Adelajda po flenë bashkë, si e shihni këtë intimitet të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother 2”?
I kam ndjekur dje në orët e para të mëngjesit tek putheshin, përqafoheshin dhe shkëmbenin ledhatime pafund. Të them të drejtën kënaqem kur i shoh ashtu, sepse po e shoh Bjordin të
lumtur dhe lumturia e tij është shumë e rëndësishme për mua. Kur Adelajda e largon ndonjëherë me sjelljet e saj Bjordi mërzitet, dhe unë nuk mundem ta duroj mërzinë e tij.
Keni ndryshuar mendim për Adelajdën kështu?
Po. Mbase në fillim jam treguar pak e nxituar në gjykimin tim, pasi më dukej sikur po sillej keq me Bjordin. Por tani duke e ndjekur në çdo moment të sjelljes së saj, mund të them se Adelajda ma ka fituar zemrën.
Kjo do të thotë që mund ta shihni si nusen e djalit tuaj një ditë?
Tani për tani imagjinata ime nuk mund të shkojë aq larg, sa ta mendoj Adelajdën si nusen e djalit tim, apo si nënën e nipërve apo mbesave të mia. Gjithsesi, si një të dashur të Bjordit e
shoh shumë të denjë.
E denjë në ç’kuptim?
Adelajda është inteligjente, ka një bukuri mesdhetare, që do ta krahasoja me Maria Gracia Kucinotën.
Më pëlqen. Shumë mendojnë se Adelajda është vajzë egoiste, e keqe…

Keni koment për këtë?
Jo, nuk mendoj aspak se është një vajzë e keqe. E kam ndjekur se si sillet brenda shtëpisë dhe në mënyrë absolute nuk më duket e tillë. Është një vajzë e zgjuar, e cila kërkon të gjejë rrugën e
saj në jetë, dhe që ende s’e ka gjetur. Them se do t’ia dalë.
Po për Bjordin ç’mund të thoni, mendoni se ai e do vërtet Adelajdën, pra nuk bën lojë?
Patjetër që është i vërtetë. Më ka bërë përshtypje forca dhe këmbëngulja që ai po tregon për ta pasur Adeljadën. Nuk mendoj kurrsesi që ai po luan, ai e do vërtet.
Tani që po e ndjek nga ekrani, me çfarë ju ka çuditur Bjordi?
Më ka çuditur në aftësinë e tij për të duruar. E kam pasur të pamundur të besoja që Bjordi mund të ishte kaq i duruar me një vajzë, durim që po e tregon me Adelajdën.

Back

Search site

© 2009 | te gjitha te drejtat e rezervuara |besi2.tk|besi --- Lecos.